Turqia refuzon kërkesën e ShBA-së për armëpushim në Siri
16 tetor 2019
| 12:42
Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka refuzuar thirrjen e ShBA-së për armëpushim të menjëhershëm në veri të Sirisë, duke thënë se ofensiva e ushtrisë turke do të vazhdojë.
Komentet e tij vijnë derisa nënpresidenti amerikan, Mike Pence dhe sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, përgatiten të udhëtojnë në Turqi, në përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim.
Më 15 tetor, Rusia paralajmëroi se nuk do të lejojë që të ndodhnin përleshje midis forcave turke dhe siriane.
Turqia thotë se sulmi i saj synon të shtyjë forcat kurde nga rajoni kufitar.