
Turqia refuzon ndihmën nga Qipro
10 shkurt 2023
| 14:17
Ministria e Jashtme qipriote, ka thënë se Turqia “refuzoi me dashamirësi” ofertën e saj për një ekip shpëtimi për të ndihmuar në përpjekjet e kërkimit, pavarësisht se fillimisht kishte pranuar ndihmën.
Një ekip qipriot i përbërë nga 15 shpëtimtarë, një mjek dhe një ndihmës mjek ishin në gatishmëri që nga e mërkura për t’i ardhur në ndihmë.
Mijëra trupa turke janë stacionuar në veriun e shkëputur qipriot turk të ishullit që nga viti 1974, kur ai pushtoi pas një grushti shteti atje që synonte bashkimin me Greqinë.