Turqia rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën
07 prill 2019
| 14:50
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar sot ministrin e Jashtëm të Republikës së Turqisë, Mevlit Caushoglu, me të cilin ka diskutuar për thellimin e raporteve në mes të dy vendeve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se homologu i tij turk fuqishëm ka rikonfirmuar mbështetjen e gjithanshme për Kosovën.
“Pas përfundimit të suksesshëm të vizitës në Jordani, në Stamboll u prita nga ministri i jashtëm i Republikës së Turqisë Mevlit Caushoglu. Raportet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, do të vazhdojnë edhe më tutje drejt avansimit. Turqia nëpërmjet ministrit të jashtëm fuqishëm rikonfirmon mbështetjen e gjithanshme për Kosovën”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/