Turqia rikthen vizat për Turkmenistanin
Turqia ua ka ndaluar qytetarëve të Turkmenistanit udhëtimin pa viza, me kërkesë të Qeverisë turkmene.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka nënshkruar vendimin më 13 shtator.
Ministria e Jashtme turkmene, ka thënë në muajin shtator se i ka kërkuar Ankarasë që kërkojë “përkohësisht” viza për shtetasit turkmenë “për të rregulluar sistemin e qëndrimeve të shtetasve turkmenë në Republikën e Turqisë”.
Shumë shtetas turkmenë që jetojnë në Turqi, e kanë parë këtë lëvizje si tentim për të kufizuar prezencën e aktivistëve turkmenë në këtë shtet.
Para marrjes së vendimit, shtetasit turkmenë kanë mundur të qëndrojnë në Turqi për 90 ditë, pa pasur nevojë për vizë.
Megjithatë, ky sistem ua ka lehtësuar atyre procesin e sigurimit të vizave për qëndrim afatgjatë.
Sipas Shërbimit turk për Migrimin, deri më 1 shtator kanë qenë rreth 230.000 turkmenë me lejeqëndrime të përhershme në Turqi.
Megjithatë, burimet jozyrtare tregojnë se numri i turkmenëve që jetojnë në Turqi është disa herë më i madh.
Turkmenistani është një prej shteteve më represive në botë.
Më 2020, dhjetëra aktivistë turkmenë që jetojnë në Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i kushtojë më shumë vëmendje situatës me të drejtat të njeriut dhe liritë civile në Turkmenistan. /Rel