Turqia rivendos marrëdhëniet diplomatike me Izraelin
Turqia dhe Izraeli kanë vendosur të rivendosin plotësisht marrëdhëniet e tyre diplomatike dhe të kthejnë ambasadorët përkatës në dy vendet.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Izraelit, Yair Lapid, i cili njoftoi sot se dy vendet kanë përmirësuar marrëdhëniet e tyre diplomatike.
“Përmirësimi i marrëdhënieve do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve midis dy popujve, zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe forcimin e stabilitetit rajonal”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit izraelit.
Në Ankara, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha pas njoftimit të Izraelit se, pavarësisht rivendosjes së plotë të marrëdhënieve turko-izraelite, Turqia “nuk do të braktisë kauzën palestineze”.
Ambasadorët e Turqisë dhe Izraelit në Tel Aviv dhe Ankara u tërhoqën në vitin 2018 pas vdekjes së 60 protestuesve palestinezë në Gaza.