Turqia rrit çmimet e energjisë elektrike: Inflacioni mujor i Stambollit më i larti në dekadë

01 janar 2022 | 20:00

Inflacioni u rrit më së shumti në të paktën një dekadë në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll, muajin e kaluar.

Kështu raportohet se qeveria e presidentit Recep Tajip Erdogan rriti ndjeshëm çmimet e energjisë elektrike dhe gazit natyror mbarëkombëtar për vitin e ri.

Çmimet u ritën gjithashtu për benzinën, sigurimin e makinave dhe disa tarifa për urat, për ekonominë që po përballet me inflacion në rritje dhe një krizë valutore që u shkaktua nga një seri uljesh të normave të interesit.

Autoriteti Rregullator i Tregut të Energjisë, duke përmendur inflacionin e lartë global të energjisë, tha se çmimet e rrymës u rritën deri në 125% për përdoruesit komercialë me kërkesë të lartë dhe me rreth 50% për familjet me kërkesë më të ulët për vitin 2022.

Shpërndarësi kombëtar BOTAS njoftoi se çmimet e gazit natyror u rritën me 25% për përdorim rezidencial dhe 50% për përdorim industrial në janar. Kurse për gjeneratorët rritja e çmimit ishte 15%, shkruan Reuters, transmeton “KlanKosova”.

Lira ra 44% të vlerës së saj kundrejt dollarit vitin e kaluar pas një rënieje që nga shtatori, kur banka qendrore, nën presionin e Erdoganit, filloi një seri uljesh të normave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga të gjitha teknologjitë potencialisht të reja dhe revolucionare, inteligjenca…