Turqia shënon përvjetorin e dytë të puçit të dështuar
Turqia është duke shënuar përvjetorin e dytë të puçit të dështuar ushtarak ndaj presidentit dhe Qeverisë, ngjarje në të cilën janë vrarë 250 persona.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan dhe zyrtarët e lartë shtetërorë kanë marrë pjesë në një ngjarje ku është recituar Kur’ani në Ankara, duke nisur kështu një sërë ngjarjesh, që përfshinë edhe lutje.
Erdogani pritet që t’i adresohet publikut në Ankara dhe Stamboll më vonë gjatë ditës.
Më 15 korrik, 2016, fraksione të ushtrisë përdorën tanke, avionë luftarakë dhe helikopterë, në tentim për të rrëzuar nga pushteti presidentin Erdogan. Në shumë qytete, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë pati përleshje.
Turqia e fajëson klerikun Fethullah Gulen se qëndron prapa këtij tentim grushtshteti. Guleni, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje.
Që nga 15 korriku i vitit 2016, autoritetet turke kanë arrestuar dhjetëra mijëra persona, përfshirë shërbyes civilë, gazetarë dhe mësues, duke i akuzuar ata se janë mbështetës të Gulenit.
Dhjetëra mijëra persona të tjerë janë përjashtuar apo pezulluar nga puna, për po të njëjtën akuzë. (Rel)