Turqia shkarkon trajnerin Gunes
10 shtator 2021
| 16:01
Senol Gunes nuk është më trajneri i Turqisë, pasi është shkarkuar pas humbjes së parë në eliminatore, e cila erdhi këtë mesjavë nga Holanda (6-1).
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit në Turqi, ku theksohet se me trajnerin pati një mirëkuptim për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Në eliminatoret e Botërorit të Katarit, në 6 ndeshje Turqia ka marrë tri fitore, dy barazime dhe një humbje. Turqia ka 11 pikë, ndërkohë që Holanda dhe Norvegjia kanë dy pikë më shumë. Federata Turke do të zyrtarizojë një trajner të ri me synimin për të marrë rezultate të mira në duelet e fundit.