Turqia shkatërron 500 pozicione të kurdëve në 36 orë

18 qershor 2020 | 12:32

Si pjesë e operacionit “Kthetra-Tigër”, Forcat e Armatosura të Turqisë kanë shkatërruar më shumë se 500 objektiva të PKK-së në rajonin Haftanin të Irakut verior, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve të sigurisë, në 36 orët e para të operacionit, forcat turke goditën mbi 500 caqe të grupit terrorist PKK në rajon me avionët F-16, obus dhe raketa të shumta.

Pas sulmeve, komandot turke po ashtu zhvilluan një operacion infiltrimi përmes tokës dhe ajrit për të synuar strehimoret terroriste.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, iu drejtua komandantëve të trupave përmes video lidhjes, duke thënë: “Operacioni Kthetra-Tigër po shkon shumë mirë”.

“Do të vazhdojmë me seriozitetin dhe vendosmërinë e njëjtë dhe shpresojmë se do ta përfundojmë me sukses këtë operacion”, tha Akar.

Të hënën, ministria njoftoi fillimin e Operacionit “Kthetra-Shqiponja” në Irakun verior, duke theksuar se avionët luftarakë turq shkatërruan shpellat ku terroristët strehoheshin.

Operacioni u krye kundër bazave terroriste në Sincar, Kandil, Karacak, Zap, Avasin-Basyan dhe Hakurk.

Operacioni “Kthetra-Tigër” filloi të mërkurën.

Në fushatën e saj më shumë se 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Timo Werner është lojtar i ri i Chelseat. Sulmuesi gjerman…