Turqia shpall ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit iranian
Turqia ka shpallur një ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.
“Ne kemi vendosur të shpallim një ditë zie kombëtare për vdekjen e presidentit Raisi”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara raporton Anadolu.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për vdekjen e vëllait tim Ibrahim Raishi, President i Republikës Islamike të Iranit dhe anëtarëve të delegacionit që e shoqëroi. Në emër të Republikës së Turqisë dhe të kombit turk, i përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta popullit vëlla iranian dhe qeverisë së tij”, tha Erdogan.
Raisi po kthehej nga ceremonia e inaugurimit të një dige në kufirin Iran-Azerbajxhan të dielën kur ndodhi aksidenti, sipas transmetuesve shtetërorë iranianë.
Rrëzimi i helikopterit rezultoi gjithashtu në vdekjen e ministrit të Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, si dhe atë të Malik Rahmetit, guvernatorit të provincës së Azerbajxhanit Lindor, dhe Imam Ayatollah Ali Hashimit të provincës Tabriz.