Turqia do të vazhdojë të jetë përkrahëse e Kosovës
16 maj 2018
| 12:28
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilim Kiliç, me të cilën ka diskutuar për aktivitetet e kësaj ministrie.
Ministri Gashi ka falënderuar Turqinë për përkrahjen e vazhdueshme që është duke dhënë ë avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës, veçanërisht institucioneve të sigurisë.
Ndërsa ambasadorja turke, Kivilim Kiliç, ka theksuar se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës.
Po ashtu në këtë takim është diskutuar rreth përkrahjes së shtetit të Turqisë që vazhdimisht është duke i dhënë Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve.