Turqia thotë se po vazhdon me sukses operacionin e saj ushtarak në Siri
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka bërë me dije të dielën se kanë vazhduar “me sukses” operacionin ushtarak në veriperëndim të Sirisë ndaj regjimit të Damaskut, që mbështetet nga Rusia, duke shtuar se Ankaraja nuk ka “asnjë dëshirë apo qëllim që të përplaset me Rusinë”.
Ushtria turke ka njoftuar se ka intensifikuar fushatën e saj ushtarake në Siri të quajtur “Mburoja e Pranverës”, pasi 34 ushtarë turq janë vrarë nga sulmet ajrore në Idlib të Sirisë, ku avionët rusë në të kaluarën janë përdorur për të ndihmuar forcat besnike të presidentit sirian, Bashar al-Assad.
“Pas sulmit të 27 shkurtit në Idlib, operacioni ‘Mburoja e Pranverës’ po vazhdon me sukses”, citohet të ketë thënë ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, duke shtuar se “ne nuk kemi asnjë dëshirë apo qëllim që të përplasemi me Rusinë”.
Ibdili është pjesa e fundit e territorit rus, që kontrollohet nga rebelët që mbështeten nga Turqia.