Turqia thotë se të paktën tetë civilë janë vrarë në veri të Sirisë
Shpërthimi i një makinë-bombe ka vrarë të paktën tetë civilë në veri të Sirisë, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur, ka thënë Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.
Shpërthimi ka ndodhur në qytetin Tal Abyad, ka thënë kjo ministri. Ky qytet gjendet në zonën kufitare dhe është marrë nën kontrollin e forcave turke nga luftëtarët kurdë.
Ministria turke ka fjalëtuar luftëtarët kurdë të Sirisë për shpërthimin, duke i akuzuar ata për “masakrimin e civilëve të pafajshëm”.
Ky sulm vjen vetëm një javë pasi një shpërthim i ngjashëm ka vrarë 13 persona në Tal Abyad.
Turqia ka kryer një ofensivë ushtarake në veri të Sirisë muajin e kaluar, duke larguar nga zona kufitare luftëtarët kurdë. Ofensiva ushtarake turke ka detyruar rreth 200 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ankaraja ka thënë se forcat kurde në Siri janë terrorist dhe kanë lidhje me militantët kurdë që luftojnë brenda territorit të Turqisë.