Turqia tregon edhe sa anije të tjera me grurë po dalin nga Ukraina
22 gusht 2022
| 11:47
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, ka njoftuar se edhe dy anije të tjera janë larguar nga portet ukrainase sipas marrëveshjes së eksportit të grurit të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Ankaraja.
Në një deklaratë e ministrisë, e cila nuk ka zbuluar pikën e origjinës së dy anijeve është thënë se dërgesat nga portet ukrainase po vazhdojnë siç ishte planifikuar.
OKB-ja dhe Turqia kanë ndërmjetësuar një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën më 22 korrik për të zhbllokuar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa, pasi dërgesat janë ndaluar nga ofensiva e Moskës.