Turqia urdhëron ndalimin e 331 ushtarëve në hetimet për Gulenin
Turqia ka urdhëruar ndalimin e 331 ushtarëve në dy operacione që shënjestrojnë mbështetësit e klerikut fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e fajëson për orkestrim të tentimeve të dështuara për grushtshtet dy vjet më parë, ka njoftuar media shtetërore të premten, transmeton “Reuters”.
Operacionet janë zgjeruar në dhjetëra provinca në gjithë Turqinë kundër ushtarëve që është thënë se kanë qenë në kontakt me persona të afërt me Gulenin, ka njoftuar “TRT Haber”.
Gazeta tjera kanë thënë se në mesin e personave që mund të përballen me ndalim janë 10 kolonelë dhe një gjeneral i pensionuar.
Operacionet kanë nisur rreth orës 5 të mëngjesit të së premten nga policia kundër terrorizëm.
Operacione të ngjashme kanë qenë shumë të shpeshta prej tentimeve të dështuara për puç, pasi rreth 160 000 persona janë ndaluar dhe pothuajse numri i njëjtë i personave janë shkarkuar nga pozita, ka njoftuar në muajin mars, Zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara.
Kritikët e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan kanë akuzuar këtë lider për përdorim të puçit si arsyetim për të shuar kundërshtarët.
Turqia në anën tjetër ka deklaruar se masat janë të domosdoshme për të luftuar kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare.