TURRJA AUTOKRATIKE E PRESIDENCËS
Shkruan: Hajdin Abazi
Kur shkrova për sjelljen autokratike të Presidentes, nuk besojase menjëherë, flakë për flakë, do të shfaqeshin edheargumente të tjera, shtesë, që të konfirmojnë atë që kishahamendësuar.
Mjaftoi një rast i vetëm i vlerësimit ndryshe të një vendimi tëPresidentes, dhe u ndezën artileritë me arsenal kundërshtues ereagues, që i ngjanin mësymjeve të Don Kishotit.
Me shpërfaqjet e fundit të reagimeve nga Presidenca, fryma e autokracisëpo bëhet tepër serioze dhe po merr tipareshqetësuese kundrejt qytetarëve të Kosovës, lirive dhe tëdrejtave të tyre, sa që, mund të vijë një ditë që vetëm ata qëmendojnë si Presidentja, janë qytetarë lojalë dhe të ndershëm, kurse të gjithë të tjerët do të jenë të dyshimtë, deri në armiq tërendit, të shtetit e madje edhe të kombit!
Një lider tjetër, me i brumosur me demokraci, do të veprontendryshe. Do të kërkonte nga stafi i vet të mblidhte kritikat, vërejtjet e sugjerimet, që t’i shqyrtonin me paanshmëri një përnjë, me vëmendje dhe të kapen porositë, të detektohen ato qëjanë të qëndrueshme, të merren në konsideratë dhe tëreflektohet. Në vend të kësaj, Presidentja ka nisur frontin e kundërreagimeve, sikur të ishte një grup parlamentar opozitar, të cilit i është rrezikuar rejtingu dhe duhet të bëjë sfilatapolitike duke bërë praqitje turlifare vetëm e vetëm të shtojëprezencën në opinion si përpjekje për të bërë ndonjë efekt.
Disi ishte i kutpeshëm tempreamenti i presidentes së tashmekur ishte deputete, me reagimet ndaj partive, kolegëvedeputetë e disa liderëve të partive pasi që përmes luftës ndajtyre synonte të faktorizohej gjë që edhe ia arriti, por tash që iështë plotësuar etja për pushtet, dhe nuk ka ku të ngjitet mëlart se sa posti i presidentes, përse vazhdon, vallë, sjellja e saje njëjtë, duke kundërshtuar e duke reaguar edhe kur nukduhet!?
Një post kredibil mund t’i mësojë sekujt ndonjë gjë, por nuk indryshon perceptimin, nuk ia moderon egon, sidomos nuk e bën më tolerante ndaj kritikave dhe kritikëve, nëse atë nuk e ka të kultivuar në kulturën politike.
Ndoshta kjo mungesë e bëri Presidenten t’i kërcejë fort kandari ndaj konstatimit të vëzhguesve të BashkimitEuropean, lidhur me vendimin për shkarkimin e ish-kryesueses së KQZ-së, vendim ky i marrë “katër vjet para skadimit të mandatit të saj të dytë dhe vetëm një ditë para shpalljes së zgjedhjeve lokale nuk mund të mbështetej në mënyrë adekuate as me arsyetimin e vendimit as nga bazat e shënuara të Ligjit për Zgjedhje te Përgjithshme”.
Nga ky konstatim rrjedhë, pra, se vendimi i Presidentes ishte i paligjshëm. Dhe këtë nuk e tha opozita aktuale, as personalitetet që ajo ua hidhte fajin për gjithçka – Hashim Thaçi e Kadri Veseli jo se jo, ama as Avdullah Hoti as Isa Mustafa jo. Ah, sa do të donte të ishte njëri nga këta! Jo, ishin vëzhguesit e pavarur të një institucioni të Bashkimit Europian.
Megjithat, ishte koha të zhvishej shpata! Të bëhej një sulje si të autokratëve tipikë, të cilët, jo vetëm nuk i pranojnë kritikat, por edhe ju kundërvihen e madje edhe ju mbajnë “leksion” vendeve demokratike mbi ligjshmërinë e vendimeve që ai/ajo ka marrë.
Dhe s’kish si të ndodhte ndryshe, meqë vlerësimi i adresohej drejtpërdejtë Presidentes.
Ishte pikasur një veprim kundërligjor i Presidentes, i cili nuk ishte gabim i rastit, por i planifikuar dhe pas dështimesh për ta detyruar të jepte dorëheqje, që po të pranonte ish-kryetarja e KQZ edhe edhe do t’i jepte mirënjohje vetë hirësia e saj.
Kjo, padyshim, lëndon reputacionin e postit të presidentit.
Ndaj, në mbrojtje angazhoi edhe stafin e saj, pasi që më parë i “hukati” me frymën autokratike. Tash, ata, si piunët e mbretëreshës në lojën e shahut, hidhen në veprim për të mbrojtur punëdhënësen e tyre, ndonëse mund ta dinë se veprimi i saj është i gabuar.
Një i tillë sulmoi Lumir Abdigjikun, kryetarin e LDK, ani se ky i reagoi në mënyrë shumë të moderuar dhe, në fakt, krejt dashamirës Presidentes, duke theksuar, me të drejtë gjithsesi, se raporte të tilla s’komentohen në konferenca për shtyp, por kjo duhet bërë përmes kanaleve zyrtare me institucionet e Brukselit. Realisht, po të kishte pak racionalitet dhe realizëm politik, vetë Presidentja do të duhej t’i rekomandonte njeriut që ia ka besuar ta udhëheq stafin e Presidencës, që ta ftojë Abdigjikun e ta falënderojë, për një këshillë shumë të vlefshme.
Po të kishte reaguar si opozitar, ai do të mund t’i thoshte se duke kundërshtuar vlerësimet institucioneve të Brukselit, ajo po niste një kundërvënie, përpos krejt të disfavorshme për Kosovën, edhe si një mësymje donkishoteske, e cila vetëm shpërfaqë psikozën e pushtetarit të frustruar, sepse nuk mbron vlerat themelore të shtetit, por vendimet e gabuara.
Reagimi i tillë nxori në shesh se Presidentja nuk pranon as kritikat realisht korrekte, duke e bërë të dukshëm faktin se edhe bëhet gabimi edhe trashet duke u mbrojtur si veprim gjoja i drejtë. “Kryetari aktual i LDK-së, Abdigjiku”, shkruan Shefi i Stafit të Presidentes, “është njeriu i fundit që mund ta mësojë Presidenten se si të shtyhen përpara kauzat, të cilat ai e ka zakon t’i lë në gjysëm apo të bëhet pjesë e kauzave t’gabuara të atit të tij ideologjik Isa Mustafës…”. Kjo gjuhë e përdorur nga shefi i Presidences, përveç se denigrues, shpërfaq edhe mentalitetin autokratik, që shpreh zero tolerancë edhe nëse dikush mendim të vyeshëmpër Presidenten, sikur ajo të ishte Khomeini “i shenjtë” ndaj të cilit nuk guxohet të drejtohet asnjë fjalë qortuese. Krahas kësaj, lexohet qartë qasja e Presidences sikur të ishte ndonjë degë partie. Më shumë se kaq, nuk ka se ku të degradohet presidenca!
Nga qasja e këtillë ndaj kritikëve, z. Selim Selimi, nga përvoja e tij si këshilltar i presidentes Jahjaga, jep një sugjerim i cili nëse nuk është sarkastik, është krejt surreal. Presidentja aktuale nuk rrezikohet aspak nga këshilltarët e saj, por ata rrezikohen nga Presidentja sepse për hesape të saja i fut në grindje publike që edhe ata e dinë se nuk duhet por nuk kanë nga t’ia mbajnë, sepse, po nuk vepruan sipas vullentit të saj, atëherë “diskrecioni i zbatimit të ligjit” ia mundëson Presidentes shkarimin dhe anatemimin e tyre! Ç’është e vërteta, vetëm liderëve demokratë ngjanë t’ua punojnë këshilltarët, por jo atyre që me intriga politike e aleanca të paparimta vijnë në pushtet. Asnjë autokrat nuk është rrezikuar ndonjëherë nga këshilltarët apo vartësit, pasi që këta janë marioneta të tyre, të cilët duhet të digjen duke i shërbyer shefit.
Sikurse që është normale, u paraqit edhe e goditura nga vendimi i paligjshëm i Presidentes, znj. Valdete Daka, e cila u shpreh se “Bashkimi Evropian i ka vërtetu ato që i kam thënë unë, se shkarkimi im ka qenë edhe i kundërligjshëm edhe kundërkushtetues” dhe “është vërtetuar që është bërë keqpërdorim nga ana e të parës së shtetit”. Ky ishte edhe paralajmërim i mundësisë për ta dërguar vendimin e Presidentes në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo është një e drejtë qytetare dhe ligjore, dhe, me siguri, po të drejtohej ndaj çdo kujt tjetër do të ishte veprim normal, porse kur guxon të drejtohet ndaj Presidentes, atëherë ky veprim merr një konotacion tjetër. E thotë me gojën e vet vetë Presidentja: “Mua nuk do të mund të më spraps askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese”!
Pohimi se atë “nuk e spraps askush” është tregues se asaj “nuk i trembet syri” nga Gjykata Kushtetuese!
Ajo nuk i frikësohet të vetmit insitucion i cili mund t’ia ndërpresë mandatin si Presidente.
Secili lider që ka shpirt të vërtetë demokratik, do të duhej të mos krekosej ndaj institucionit më kredibil të vendit.
Kushdo që ka njohuri nga historia politike e sundimtarëve të ndryshëm nuk ka se si deklarata të tilla të mos ju kujtojnëautokratët e diktatorët e vendeve të ndryshme.
Presidente, ndalu, e mos rrëshqit mëtutje në një model pushtetar që fundin e ka të keq, përpiqu të kënaqesh me të qenit e para e vendit dhe fisnikëroje pak shpirtin me tolerancë. Nuk të dëmton. Përkudnrazi, do të të bëj hajr, sepse toleranca dhe pranimi i gabimeve dhe reflektimi kanë efekt përmirësues.