Tusha “aterron” në Prizren
02 gusht 2018
| 11:24
Liria e Prizrenit vazhdon të sjellë risi në prag të edicionit të ri në Superligë.
Pas rikthimit të lojtarëve prizrenas, bardhezinjtë “godasin” sërish në Shqipëri, duke transferuar këtë herë ish-lojtarin e Tiranës dhe Partizanit të Tiranës, Gerald Tusha.
Mesfushori Tusha, prodhim i akademisë së Tiranës, i transferuar te Dinamo, mandej te Partizani e Tërbuni. Sezonin e shkuar e mbylli në Maltë te Ghajnsielem, ndërsa sot ka nënshkruar me Lirinë.