Tusk: Falë Zaevit dhe Tsiprasit e pamundura u bë e mundur
12 qershor 2018
| 23:03
Arritja e pajtimit dypalësh për zgjidhjen e çështjes së emrit vazhdon që të sigurojë mbështetje dhe urime nga krerë të ndryshëm ndërkombëtar.
Kështu ka uruar Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian, Maqedoninë dhe Greqinë lidhur me zgjidhjen e emrit të Maqedonisë.
“Urime të sinqerta për kryeminisrrat Tsipras e Zaev. Po i kryqëzoj gishtat e mi. Falë jush, e pamundura është duke u bërë e mundur”, ka shkruar Tusk në profilin e vet në “Twitter“.