Tusk viziton Kosovën javën e ardhshme
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, do të vizitojë javën e ardhshme rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Vizita e tij do të nisë në Shqipëri më 24 prill, nga ku do të vazhdojë në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoni.
Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg, Tusk ka thënë se do t’i përçojë mesazhin rajonit se BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm dhe investitori më i madh.
“Samiti (për Ballkanin Perëndimor në Sofje) duhet të konfirmojë perspektivën evropiane të rajonit dhe, çfarë është më e rëndësishme, duhet t’i përmirësojë lidhjet me rajonin dhe brenda tij”, ka thënë Tusk.
Samiti në Sofje, i paralajmëruar të mbahet më 17 maj, do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pas 15 vjetësh.