
Tuski nesër e viziton Kosovën, takohet vetëm me Thaçin
25 prill 2018
| 11:48
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nesër (të enjten) do ta vizitojë Kosovën, ku do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.
Pas takimit, Tusku dhe Thaçi në orën 12:45 do të mbajnë një konferencë për medie, por që nuk do të lejohen pyetjet nga gazetarët.
Qëllimi kryesor i vizitës është përgatitja për Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Sofje, i cili do të mbahet më 17 maj.
Takimi Tusk-Thaçi do të jetë një mundësi për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale me Bashkimin Evropian.