Tuten nga infektimi, italianët nuk përdorin kartëmonedhat

23 tetor 2020 | 08:45

Mbi nëntë milionë qytetarë italianë kanë deklaruar se nuk duan të përdorin më monedha dhe kartëmonedha nga frika se përmes tyre mund të infektohen me koronavirus.

Të dhënat vijnë nga një sondazh i kryer në mesin e tetorit mbi një kampion personash të moshës 18 vjeç e lart.

Studimi, i realizuar nga Instituti Kërkimor Emg Acqua per Facile.it, del në përfundimin se meshkujt kanë më shumë gjasa ta bëjnë këtë zgjedhje. Kjo kategori njerëzish preferon blerjet me kartë. Nuk mungojnë edhe besnikët e parasë kesh, të cilët thonë se nuk kanë ndërmend aspak të heqin dorë nga monedhat e bankomatet.

Italia shënoi së fundi 136 vdekje të reja nga koronavirusi e 16 mijë infektime. Në fillimet e pandemisë, ajo u bë vendi evropian më i prekur prej sëmundjes së mbërritur nga Kina, por masat e rrepta arritën të japin fryte duke e frenuar më në fund virusin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Massimo Montanile “Përktheu”: Monika Dervishi Shumë njerëz, në këtë periudhë,…