‘TuttoSport’: Roma kërkon Kumbullën
06 korrik 2022
| 17:22
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Marash Kumbulla, pas një sezoni me shumë ule-ngritje nën drejtimin e Jose Mourinhos, mund ta mendojë largimin për të pasur më shumë vazhdimësi.
Torino është skuadra më e interesuar teksa ka në krye Ivan Juriq, një strateg i cili e ka promovuar në elitën e futbollit italian.
“TuttoSport” i ka kushtuar të ardhmes së Kumbullës faqen e parë, me Torinon që pritet të formulojë një tjetër ofertë për mbrojtësin e Romës. Në Torino Kumbulla shihet si zëvendësuesi ideal i Bremerit.