Tuzi bëhet me bustin e Skënderbeut në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

28 nëntor 2024 | 17:51

Qyteti i Tuzit në Mal të Zi është veshur sot me ngjyrat e flamurit kombëtar kuq e zi, ku me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë është inauguruar edhe busti i kryetrimit të madh shqiptar Gjergj Kastriot-Skënderbeu.

Kuvendi i Komunës së Tuzit, më 2019 miratoi vendimin për ngritjen e monumentit përkujtimor kushtuar Skënderbeut në oborrin e shkollës fillore në Triesh, donacion i bashkëvendësve nga SHBA në bashkëpunim me Komunën e Tuzit.

Zvendëskryeministri, njëherësh ministër i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj falënderoi të pranishmit dhe diasporën pa të cilën ky projekt nuk do të ishte realizuar.

Ai falënderoi edhe kryetarin e kuvendit komunal Fadil Kajoshaj, nënkryetarët Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq si dhe të gjithë ata që u angazhuan në realizimin e këtij projekti.

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj falënderoi diasporën për kontributin e tyre, si dhe potencoi faktin se në Kuvend vendimi për vendosjen e këtij busti është sjellë në mënyrë unanime.

Ai vlerësoi se kur partitë shqiptare punojnë me partnerët tjerë, atëherë do të ketë edhe rezultate të tjera pozitive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Rumanisë ka urdhëruar rinumërimin e të gjitha…