Tuzi i ndan mirënjohje ish-ambasadorit Ylber Hysa
19 gusht 2021
| 13:19
Komuna e Tuzit ka ndarë një mirënjohje për ish-ambasadorin, Ylber Hysa.
Kryetari i kësaj komune, Nik Gjeloshaj ndau mirënjohje ish-Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa për kontributin e dhënë në zhvillimin e Komunës së Tuzit.
Mirënjohja për Hysajn u nda gjatë panairit të librit, në kuadër të manifestimit “Vlera në Malësi”
Kujtojmë se Hysaj u shkarkua nga pozita e ambasadorit, nga një vendim i presidentes Vjosa Osmani.