“TV pa ty s’ka sens. Mos ik”- Arbana Osmani zbulon a do e “braktisë” ekranin

21 korrik 2020 | 15:35

Moderatorja Arbana Osmani prej shumë vitesh punon në televizion.

Ajo është një nga figurat më të dashura të ekranit dhe shpesh herë është përfolur për largim nga televizioni.

Megjithatë, Arbana Osmani duket se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë.

Në një pyetësor që zhvilloi sot me ndjekësit e saj, një prej fansave i kërkoi që të mos largohej nga televizioni.

“TV pa ty s’ka sens. Mos ik”– shkroi një prej ndjekësve.

Ndërsa moderatorja iu përgjigj: “Nuk kam ndërmend të iki, pa merak!”

Arbana Osmani aktualisht është pushim dhe po shijon muajt e shtatzënisë me partnerin e saj Eduart Grishajn.

Znj.Osmani është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe detajet e shtatzënisë i ka mbajtur sekrete.

Ajo zbuloi se ushqimi i preferuar për të gjatë kësaj periudhe janë sufllaqet. Megjithatë shtoi se mundohet të mos i konsumojë më shumë se 1 herë në muaj.

“Ushqimi i preferuar për momentin janë suflaqet. Por përpiqem mos ti ha më shumë se një herë në muaj,”- shkroi moderatorja.

/Panoramaplus.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë pjesë të martën…