“Twerk” kokëposhtë për vota, lumë kritikash ndaj senatores demokrate (Video)

10 korrik 2022 | 20:55

Një senatore demokrate amerikane është kritikuar ashpër pasi ka postuar në TikTok një video duke bërë “twerk” kokëposhtë, e veshur vetëm me bikini.

Videon e shoqëroi me shkrimin “Votoni senatoren Mack”.

28-vjeçarja Tiara Mack, e cila është senatore në Rhode Island, e postoi videon më 4 korrik.

Por, shumë përdorues nuk e pëlqyen aspak këtë lloj fushate nga ana e senatores.

“Sa turp që kemi një person të tillë si senatore. Çfarë është kjo sjellje? Çfarë lloj mentaliteti është ky? Aspak i përshtatshëm për dikë në qeveri”, shkruan një komentues.

Komentet kritike bënë që senatorja të reagonte: “E mori dreqi. Të bësh “twerk” kokëposhtë bëka që të dalin shumë profile konservatorësh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për pesë ditë, Gjakova mbeti pa tre mjekë. Në moshën…