Twitter drejt pranimit të ofertës së Elon Maskut
25 prill 2022
| 19:19
Twitter-i është drejt një marrëveshjeje për t’iu shitur Elon Maskut për 54,20 dollarë për aksion në para kesh, çmimi që Mask i ofroi fillimisht kompanisë së rrjetit social.
Këtë ofertë, ai e quajti “përfundimtare dhe të mirën që mund të bënte”.
Twitter-i mund ta shpallë marrëveshjen prej 43 miliardë dollarësh më vonë të hënën, menjëherë pasi bordi të jetë mbledhur për t’ua rekomanduar transaksionin aksionarëve të Twitter-it, thanë burime për Reuters.
Është gjithmonë e mundur që marrëveshja të shembet në minutën e fundit, shtuan burimet.
Twitter-i dhe Masku nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment mbi lajmin./euronews