Ajo sinjalizon një fund të një epoke për platformën e rrjeteve sociale 14-vjeçare, e cila fillimisht u ndërtua rreth SMS për të dërguar dhe marrë tweet-e me 140 karaktere.
Një grup hakerësh i quajtur Chuckle Squad shfrytëzoi të metat e sigurisë brenda funksionit.
Dobësitë e reja janë zbuluar që nga viti i kaluar, domethënë shërbimi “Twitter” përmes SMS tani është çaktivizuar plotësisht për shumicën e përdoruesve.
Vendet që kanë akoma qasje në funksion janë ato që “mbështeten në të për të përdorur Twitter” për shkak të lidhjes së dobët në internet.
Si pjesë e azhurnimit të fundit, “Twitter” gjithashtu fshiu miliona llogari joaktive që u krijuan duke përdorur SMS kur ndërmarrja filloi për herë të parë.