“Twitter”-i në garë për të blerë “TikTok”-un
Edhe pse Presidenti Donald Trump ka urdhëruar ndalimin e aplikacioneve me pronësi kineze, disa kompani gjigante amerikane janë duke punuar për të arritur një marrëveshje me “TikTok”.
Së fundmi raportohet që “Twitter”-i është në diskutime me zotëruesit e aplikacionit të videove ByteDance dhe kanë shprehur interesin për të blerë operacionet e kompanisë në SHBA.
“TikTok” ka qenë në qendër të debateve javët e fundit. Donald Trump urdhëroi firmat që të ndalonin së bëri biznes me “TikTok”-un për arsye sigurie.
Para “Twitter” në bisedime me kompaninë kineze është edhe “Microsoft”. Mbetet ende e paqartë nëse “Twitter” mund ta përballojë të blerjen e “TikTok”. Vlera e “TikTok”-ut për Shtetet e Bashkuara është e paqartë, por llogaritet dhjetëra miliarda dollarë.
Kapitali i “Twitter”-it në treg është 29 miliardë dollarë, ndërkohë “Microsoft” është më shumë se 1.6 trilionë dollarë./tvklan.al/