‘Twitter’-i pezullon disa llogari në ditën e zgjedhjeve në ShBA
04 nëntor 2020
| 02:44
“Twitter” ka njoftuar se ka pezulluar disa llogari të krijuara së voni, të cilat kanë shkelur politikat e këtij rrjeti social, në lidhje me publikimin e lajmeve për zgjedhjet në ShBA .
“Twitter” ka njoftuar se llogaritë në fjalë kanë shpërndarë përmbajtje identike, ndërsa janë shfaqur si të pavarura.
Një nga llogaritë e pezulluara, SVNewsAlerts, ka pasur mbi 69,000 ndjekës.
Llogaria ka paralajmëruar shpesh trazira në lidhje me zgjedhjet, si dhe ka nxjerrë në pah çështje në lidhje me sigurinë dhe besueshmërinë e votimit.
Llogaritë e tjera të pezulluara nga Twitter përfshijnë: FJNewsReporter, Crisis_Intel dhe Faytuks.