“Twitter” krijon emojin e koronavirusit për larjen e duarve
18 mars 2020
| 14:31
“Twitter” ka krijuar një emoji të re të larjes së duarve për të ndihmuar në luftimin e mikrobeve gjatë pandemisë së koronavirusit.
Emoji është mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetesisë dhe tregon se si media sociale po bëhet një mjet për të trajtuar shpërthimin.
Përdoruesit e “Twitter”-it mund të shkarkojnë emojin duke përdorur cilindo nga katër hashtags: #handwashing, #SafeHands, #HandWashChallenge dhe #WashYourHands.