“Twitter” mbyll përkohësisht zyrat e kompanisë
18 nëntor 2022
| 10:10
Platforma “Twitter” ka njoftuar punëtorët se ka mbyllur përkohësisht zyrat e kompanisë.
Në një mesazh që ka parë transmetuesi britanik “BBC”, punëtorëve u është thënë se zyrat do të hapen sërish më 21 nëntor.
Arsyeja e një vendimi të tillë nuk është bërë me dije.
Ky njoftim vjen pas raportimeve se një numër i madh i punëtorëve kanë dhënë dorëheqje, pasi pronari i ri, Elon Musk, u ka kërkuar të nënshkruajnë se janë të gatshëm të punojnë “me orar të gjatë dhe intensitet të madh”, ose që të largohen nga kompania.