“Twitter”, paralajmëron masa kundër manipulimeve
02 korrik 2018
| 22:00
Rrjeti social “Twitter”, në të ardhmen nga përdoruesit e ri do të kërkojë adresën elektronike ose numrin e telefonit, si masë shtesë për thyerjen e keqpërdorimeve.
“Ky është një ndryshim i rëndësishëm për mbrojtjen e anëtarëve”, ka thënë përfaqësues të “Twitter” për siguri, Del Harwey dhe Joel Roth. Masa do të hyjë në fuqi këtë vit dhe nuk do të rrezikojë aktivitetin e anëtarëve të ri.
“Twitter” ka ashpërsuar luftën kundër programeve, të cilat automatikisht dërgojnë porosi dhe përdoren për propagandë, sidomos në politikë, transmeton “KP”.
Rrjeti shoqëror në muajin maj ka identifikuar mbi 9,9 milionë llogari automatike, potencialisht të rrezikshme për përdoruesit e rregullt.