“Twitter” urdhëron punëtorët në mbarë botën të punojnë prej shtëpisë

12 mars 2020 | 14:10

Punëtorët e rrjetit social “Twitter” janë urdhëruar të punojnë nga shtëpitë e tyre, pas shqetësimeve për koronavirus.

“Twitter” ka njoftuar se puna prej shtëpisë është obligative për të gjithë punëtorët në mbarë botën, për shkak të shqetësimeve për koronavirus.

Kompania ka thënë se do t’i ndihmojë të gjithë punëtoret, duke përfshirë edhe ata që punojnë me orar dhe ata të kontraktuarit, që të mbulojnë shpenzimet për të bërë ambient për punë në shtëpitë të tyre.

Twitter gjithashtu ka thënë se do të mbulojë shpenzimet shtesë të ditës që prindërit mund të kenë për fëmijët e tyre, pasi çerdhet janë mbyllur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur sot në…