“Martohu, të iku mosha”, Sociologu: Duel i përjetshëm për çiftet
I ftuar ditën e sotme në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ka qenë sociologu, Gëzim Tushi, i cili ka folur për martesën dhe tradhtinë.
Sociologu shprehet se ditët e sotme, martesa është bërë një duel i përjetshëm, pasi sipas tij, është e vështirë të jetosh me një person tjetër, ku mund të krijohen edhe rivalitete.
Gëzim Tushi: Shiko, unë gjithmonë Aldo, edhe tek libri që kam shkruar “Martesa, familja, seksualiteti”, them që disa gjëra duhen ripërkufizuar. Jetojmë…
Aldo: Me ndryshimin e kohës.
Gëzim Tushi: Absolutisht. Shiko, nuk mund të veshësh kostumin në kohën e sotshme, moderne dhe postmoderne, në kushtet e liberalizimit të seksualitetit, në kushtet e shtimit të numrit të divorceve, e paqëndrueshmërisë të stabilitetit të martesës. Siç e shikoni, është e vështirë të jetosh me tjetrin, sepse në këtë rast kemi të bëjmë me tjetrin. Me tekat e tjetrit dhe siç e keni parë martesa është bërë një duel i përjetshëm. Është bërë një rivalitet i përhershëm. Ku ka motive personale, motive të karrierës, motive financiare, motive të karakterit të…
Aldo: Këtu është problem edhe i prindërve. Që nxisin dhe cytin “martohu, martohu, të iku mosha”.
Gëzim Tushi: Edhe ajo është. Edhe një gjë tjetër, unë kam, dua të them që një pjesë… shumë herë çështjet e tradhtisë janë të lidhura dhe me kulturën e seksualitetit. Zakonisht thuhet që, përse tradhtojnë gratë? Tani, nëse është një burrë që është indiferent ndaj gruas, në qoftë se është dembel, natyrisht kjo mund të krijoj probleme. E dyta, nëse një mashkull është i dhunshëm, e rreh gruan, e torturon gruan, nuk e trajton si partnere, qoftë si partnere seksuale, qoftë si partnere në çift, tani ajo duart e vrazhda të burrit do t’i zëvendësojë me duart e një njeri tjetër që e përkëdhel. Sepse edhe ajo është qenie që ka nevojë. Erotizmi i saj ka nevojë. Janë disa motive edhe të karakterit biologjik, edhe të karakterit social, të cilat nganjëherë ndikojnë. /tvklan.al