
Tyga s’e paguan qiranë
01 prill 2018
| 12:51
Reperi Tyga është duke u paditur sërish, madje në këtë proces është përfshirë edhe i biri i tij.
Mezhgan Hussainy, ish-grimerja e Simon Cowell me të cilin edhe kishte në plan të martohej, ka ofruar me qira shtëpinë e saj në Beverly Hills për reperin Tyga.
Ky i fundit ka paguar qira 40 mijë dollarë në muaj që nga marsi i 2017-s, mirëpo ka ndaluar në janar të këtij viti. Hussainy po kërkon nga Tyga të dalë nga shtëpia dhe ta paguajë qiranë e mbetur.