
Tyler Joseph po pret fëmijë
10 shtator 2019
| 11:50
Tyler Joseph dhe bashkëshortja e tij, Jenna, janë duke pritur fëmijë. Artisti 30-vjeçar e ka dhënë lajmin emocionues në një koncert të tij në Berlin të Gjermanisë. Gjatë koncertit Tyleri ka ftuar gruan e tij së cilës i është dukur pak barku në rritje. “E dini që po sjell dy njerëz në skenë, dhe ja”, ka thënë ai përpara se ta puthte barkun e saj.