Tym e zjarr në kodrat e Ksamilit, pamje nga flakët në fshatin turistik
30 korrik 2021
| 23:30
Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e së premtes fshatin turistik të Ksamilit në Sarandë.
Në pamjet e siguruara nga Abcnews.al mund të shihet që flakët janë përhapur në mënyrë të konsiderueshme në një kodër të fshatit.
Flakët e tymi duken deri në Korfuz dhe pamje nga foto të shkrepura përtej detit kanë publikuar edhe mediat greke.