Tymoshenko do të garojë për presidente të Ukrainës
Udhëheqësja e opozitës në Ukrainë, Yulia Tymoshenko, tha se planifikon të garojë për presidente në vitin 2019.
Në një video-konferencë në faqen e saj në “Facebook”, Tymoshenko ka deklaruar se do të kandidojë jo për të luajtur një lojë autoritar, por për të ngritur Ukrainën në këmbët e saj.
“Zyra presidenciale për mua nuk është PlayStation, por një vend për të prezantuar ndryshimet reale, për të cilat vendi ynë ka nevojë”, tha Timoshenko, udhëheqëse e partisë opozitare Batkivshchyna (Atdheu).
Ajo shtoi se do të iniciojë një referendum për kushtetutë të re, nëse zgjidhet presidente.
“Do të propozoj një kushtetutë të re për Ukrainën, që do të jetë një marrëveshje e vërtetë publike midis qeverisë dhe popullit dhe do të demonopolizojë kompetencat e autoriteteve”, tha Tymoshenko.
Tymoshenko, në vitin 2010, i ka humbur zgjedhjet presidenciale nga kandidati pro-rus, Viktor Yanukovych.
Ajo ka humbur edhe përballë presidentit aktual, Petro Poroshenko, më 2014.
Tymoshenko ka qenë kryeministre e Ukrainës nga viti 2007 deri më 2010.