Tymueset në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohen tre deputetët demokratë

10 nëntor 2023 | 16:51

Janë përjashtuar nga Kuvendi për 10 ditë tre deputetët demokratë, Samiri Korreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metalisë. Kjo pas kërkesës së bërë nga Partia Socialiste, lidhur me situatën kaotike të shkaktuar ditën e enjte në Kuvend me tymueset.

Tymueset, të cilat  janë ndezur gjatë seancës parlamentare janë gjetur në çantat e Hotit dhe Metalisë.

Kujtojmë që tymueset janë ndezur në Kuvend nga opozita dhe kanë zgjatur afro 18 minuta.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka thënë opozitarëve që të ndjekin rrugën ligjore për realizimin e kërkesave të tyre, sidomos për komisionet hetimore.

Socialistët e kanë zhvilluar seancën plenare me shpejtësi, teksa opozita që kishte propozuar 6 ligjet që ishin në rend dite, nuk ka marrë pjesë në diskutime. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar zyrtarët…