Tyson rikthehet në ring pas 15 vitesh mungesë

24 korrik 2020 | 10:18

Një lajm aq sa befasues, aq edhe i mirë për fansat e boksit ka ardhur si “rrufe në qiell” të hapur pasditen e kësaj të enjte.

Ish-kampioni i boksit në pesha të rënda, Mike Tyson do të veshë sërish dorezat pas 15 vitesh në një përballje kundër Roy Jones Jr.

Përplasja mes legjendave do të zhvillohet më 12 shtator në Los Angeles.

Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride.

Ndërsa për Jones ndeshja e fundit ishte në vitin 2018 kur mposhti Scott Sigmonin.

Tyson u bë kampioni më i ri në moshë në botë në peshat e rënda kur ishte 20 vjeç, pasi hodhi nokaut Trevor Berbickun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi  pas takimit me kryeministrin Avdullah…