Tysoni: Jam kthyer në një baba të dhimbshëm
Ish kampioni i botës në peshat e rënd, Mike Tyson, në një intervistë për “Sportweek”, ka rrëfyer për jetën e tij private dhe rikthimin në ring.
Ai jeton së bashku me bashkëshorten e tij Lakila Spicer me të cilën është martuar në vitin 2009.
“Jam krenar për jetën time. Kam tetë fëmijë dhe i dua të gjithë. Milan, që është 14 vjeçe, luan tenis, ndërsa Amir, 24-vjeç, dëshiron të ndjekë gjurmët e mia dhe është boksier. Për mua nuk ka asnjë problem, mjafton që të jenë të lumtur në atë që bëjnë. Jam kthyer në një baba të dhimbshëm dhe model. Nuk jam gjithnjë në paqe me veten time. Mund të dukem i qetë, por brenda meje ka ende shumë inat. Ëndrra ime për vitin e ardhshëm është të shkoj në Vatikan dhe të takoj Papën. Ndoshta duke pasur edhe një ring afër”, ka thënë Tyson.