U aksidentua natën e Vitit të Ri, vdes një person në QKUK
02 janar 2023
| 10:08
Një person i cili ishte aksidentuar më 31 dhjetor, natën e Vitit të Ri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.
“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.