U aksidentua tri ditë më parë, ndërron jetë në QKUK
20 korrik 2023
| 12:48
Policia ka njoftuar se një qytetarë ka ndërruar jetë në QKUK.
Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK pas një aksidenti që kishte pësuar tre ditë më parë më 17 korrik në Ranillug.
“Viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK Prishtinë, sot me datën 19.07.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.