U akuzua për përgatitje të veprave terroriste, prokuroria propozon masën e edukimit për të miturin nga Peja
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ndaj një të mituri ka propozuar shqiptimin e masës institucionale edukative.
I mituri me inicialet B.M. akuzohej për përgatitjen e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas përfundimi të procedurës përgatitore ndaj të miturit B.M, ka ngritur propozim shqiptimin e masës institucionale edukative, dërgimi në institucionin edukativo-korrektues, për shkak të veprës penale ‘Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, ka njoftuar Prokuroria Speciale.