U akuzuan për sabotazh, menaxheri i prodhimit në KEK i përgjigjet Kurtit dhe qeverisë

16 dhjetor 2021 | 16:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në termocentralin “Kosova B” dhe aty është pritur nga menaxheri i prodhimit si dhe pjesëtarë të tjerë të stafit.

Pasi Kurti është njohur për së afërmi me punën në termocentralin “Kosova B”, menaxheri i prodhimit i cili nuk është prezantuar, e ka siguruar Kurtin se askush nga punëtorët nuk bën diçka qëllimshëm.

“Punëtorët e KEK-ut janë dukat dhe kurrë mos të shkon mendja që dikush bën diçka me qëllim sa i përket punëtorëve e për dikah tjetër është çështje e investigimit. Ne teknikisht si inxhinierë nuk mundemi më thënë se çfarë ka ndodh edhe secili punëtor këtu jep maksimumin e vetë. Mos të mendojë dikush që punëtorët s’po e japin maksimimun në ‘Kosovën B’, këtu që punojë që 40 vjet”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se përflitet të ketë pasur raste kur është ndalur me qëllim prodhimi i rrymës në blloqe për interesa të caktuara.

Ajo gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rizvanolli ka thënë se ndalimi i blloqeve është bërë për arsye se dikujt i konvenon që blloku të ndalet e të ndizet prapë për shkak të lëndës së parë që duhet të blihet shtesë.

“Ka pasur raste në të kaluarën kur është përfolur që edhe për arsye se dikujt i konvenon që blloku të ndalet e të ndizet prapë për shkak të lëndës së parë që duhet të blihet shtesë, përflitet dhe janë thashetheme që nuk mund t’i them me saktësi, që janë ndalë blloqet për shkak të neglizhencës, ose gabimit njerëzor me qëllim, ka ardhur deri tek ndalja e një blloku bë mënyrë që të ketë përfitime të tilla. Ne në fakt kemi pasur një dyshim, në radhë të parë Bordi i KEK-ut, që një gjë e tillë ka mundur të ndodhë edhe gjatë verës dhe ka pasur raportim në polici dhe në hetuesi në të kaluarën”, ka thënë ajo.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori Donald Veshaj, tash konkurrent në “Big Brother VIP” është…