![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0955.png)
U arrestua në Bllacë me fletarrest të Serbisë, MPB maqedonase jep detaje për shtetasin e Kosovës
15 shkurt 2025
| 14:33
Dje në kufirin e Bllacës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën, Policia e RMV-së ka ndaluar një person, pasi për të njëjtin kishte urdhër arrest ndërkombëtar të shpallur nga Serbia.
Sot MPB doli me detaje edhe për identitetin e personit.
“Më datë 14.02.2025 në ora 14.10 në pikën kufitare “Bllacë” në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria E.B (55) nga Kosova.
pasi gjatë një kontrolli dhe kontrolli pasaportash është konstatuar se ai ishte regjistruar me masë “arrest” me kërkesë të Interpolit”, thuhet në njoftimin e MPB-së për TV21.
Ai i është dorëzuar punonjësve të policisë së Interpolit për procedim të mëtejshëm.