U asfaltuan rrugë dhe rrugica në Lupç, Majac, Popovë dhe Penuhë
26 gusht 2022
| 11:50
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi i shoqëruar nga drejtori i Planifikimit Urban, Mbrojtje dhe Mjedis, Leutrim Krasniqi, kanë inspektuar punimet në asfaltimet e rrugëve në fshatrat: Lupç i Poshtëm, Majac, Popovë dhe Penuhë.
“Në kuadër të realizimit të investimeve në infrastrukturën rrugore, janë duke u realizuar projekte në asfaltimin e rrugëve për të cilat jam i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e punimeve”, ka thënë Bulliqi.
Gjatësia e asfaltimit të këtyre rrugëve dhe rrugicave në këto fshatra është rreth 4 km.
Kryetari Bulliqi i ka uruar banorët e këtyre fshatrave për realizimin e këtyre projekteve, si dhe u zotua për angazhim të mëtutjeshëm në realizim të të gjitha projekteve kapitale të planifikuara për këtë vit.