U bë kasape pasi hëngri hamburger
30 tetor 2019
| 11:03
Një grua që jetonte si vegjetariane prej 10 vjetësh vendosi të bëhej kasape. Ideja i erdhi pasi mbeti shtatzënë për herë të tretë dhe filloi të hante mish sërish.
Tammi Jonas, 49-vjeçare, u bë vegjetariane në vitet 1970 kur lexoi librin e Peter Singer “Animal Liberation” dhe u shokua nga keqtrajtimi që u bëhej kafshëve.
Për një dekadë, dieta e saj ushqimore ishte vegjetariane, por gjithçka ndryshoi kur do të bëhej nënë për herë të tretë.