U bëmë gati, qeverinë mund ta bëjmë sot
17 prill 2020
| 10:40
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK-ja është e gatshme për të marrë përgjegjësi. “Nëse na jepet mandati, sot mund ta bëjmë qeverinë. Ne vetëm me PDK-në nuk do të bëjmë koalicion, pasi është vendim i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së për të mos e pasur atë parti partnere”, tha ai sot në një intervistë për RTK. Për bashkëpunimin me Vetëvendosjen, Haziri vlerësoi se ajo duhet të mësojë nga gabimet që i ka bërë karshi LDK-së.